Site icon Telegrafi

Shenjat që tregojnë se është koha të ndaheni nga palestra

Dëshironi të ndaheni me rrobaqepësin apo elektricistin tuaj? Gjë e lehtë. Dëshironi të ndaheni me shoqen/shokun, të dashurin apo të dashurën? Shumë më e vështirë.

Por një lidhje tjetër që është e vështirë të shkëputet – dhe zor ta dini kur të shkurtet? Lidhja juaj me palestrën, transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni disa prej shenjave që tregojnë se ka ardhur koha ta shkëputni këtë lidhje mes juve dhe palestrës!

Pajisjet e dëmtuara nuk po rregullohen

A do të kishit mundur të jetonit në një apartament ku qiradhënësi nuk ua rregullon pajisjet e dëmtuara? E njëjta aplikohet edhe te palestra. Nëse pajisjet e dëmtuara nuk po rregullohen, atëherë hiqni dorë nga palestra.

Nëse ju merr kohë 30 minuta transporti deri në palestër

Sa shpesh dëshironi që të ishin më shumë se 24 orë brenda një dite? Po pra – pyetje retorike!

Shpenzimi i një kohe të konsiderueshme vetëm për të shkuar në palestër është arsye automatike për ta zëvendësuar palestrën aktuale.

Jeni duke paguar shumë

Një nga shenjat që duhet t’ju bindë ta konsideroni ndarjen tuaj me palestrën është atëherë kur e keni të vështirë ta përballoni financiarisht palestrën.

Hapësira është e NDYRË

Palestra është e mbushur me njerëz të djersitur. Disa palestra e kultivojnë një asi komunitetit ku personat e pastrojnë pajisjen të cilën e kanë përdorur.

Disa palestra nuk e kultivojnë këtë.

Prandaj, në rast se keni vërejtur që hapësira në të cilën është e ndyrë, normalisht se nuk dëshironi të infektoheni me sëmundje të ndryshme, por më mirë të hiqni dorë nga ajo palestër. /Telegrafi/

Exit mobile version