Site icon Telegrafi

Shenjat që tregojnë se e keni një lidhje jo të shëndetshme

Mungesa e sinqeritetit
Nëse ju ka ndodhur që ta kaloni ditën duke bërë diçka dhe jeni kthyer në shtëpi duke u munduar të mos i tregoni se ku keni qenë, apo e keni një pëlqim për dikë dhe mundoheni të mos flisni për të kur jeni me të dashurin, kjo do të thotë se ndërmjet jush mungon sinqeriteti, dhe nuk është shenjë pozitive.

Dëshirat dhe pritshmëria
Nëse keni pritshmëri më të larta nga ai dhe nuk ia komunikoni ato, kjo mund të ketë ndikim negativ në lidhjen tuaj. Vetëm ato që thuhen dhe diskutohen bashkë janë reale dhe të mundshme për t’u arritur.

Mungesa e respektit
Në një lidhje të dy partnerët duhet ta respektojnë njëri-tjetrin. Ata duhet të bëjnë premtime dhe t’i mbajnë ato, duhet të mos flasin gjëra negative për njëri-tjetrin dhe duhet të kenë respekt të ndërsjellë.

Xhelozia
Nëse jeni shumë xheloze për partnerin tuaj, çdo komunikim që ai ka me një person të gjinisë së kundërt, atëherë mund të jeni duke u përballur me një xhelozi të pashëndetshme. / Telegrafi/
 

Exit mobile version