Telegrafi

Shenjat që shkojnë shumë mirë me Gaforren dhe ato që s’kanë të njëjtin fat

Gaforrja është një shenjë mjaft interesante, e ndjeshme dhe manipuluese, e cila të bën ta admirosh dhe t’ia falësh të gjitha

Gjithsesi, jo të gjitha shenjat shkojnë mirë me Gaforren, ndaj po ta tregojmë se cilat janë fatlumet dhe cilat jo.

Shenjat që shkojnë mirë me Gaforren

Demi

Demi vdes për dashurinë dhe për Gaforren, pasi kjo shenjë i nxjerr anën më të mirën, aspektin romantik dhe emocional.

Bricjapi

Është thjesht një shenjë ideale për Gaforren. E kthen shenjën qaramane me këmbë në tokë dhe mund të themi se e balancon shumë mirë situatën. Gjithashtu, ambicia e Bricjapit përshtatet 100% me atë të Gaforres.

Lexo po ashtu A janë të kombinueshme dy Gaforre në një marrëdhënie?

Shenjat që nuk shkojnë fare me Gaforren

Binjakët

Mendojnë se Gaforrja është thjesht shumë ekstra! Domethënë intensiteti i emocioneve, dramat e lezetshme që kjo shenjë krijon dhe gjithçka tjetër që Demit i duket e lezetshme, për Binjakët është acaruese, citin Anabel.

Shigjetari

Shigjetari do aventurat dhe pëlqen të shoqërohet nga një partner që e kanë shumë qejf. Nga ana tjetër, Gaforrja do të rrijë rehat në shtëpi, të shohë filma dhe të ledhatohet. Mënyra se si Shigjetari dhe Gaforrja i përballojnë debatet është shumë e ndryshme nga njëra-tjetra dhe me shumë gjasa, do të përfundojnë duke e lodhur personin tjetër. /Telegrafi/