Site icon Telegrafi

Shenjat që presin dashuri të madhe këtë pranverë

(Foto: Depositphotos)

Çdo stinë sjell momente të caktuara romantike, por është më mirë të dashurohemi me pranverën kur gjithçka rreth nesh lulëzon dhe lind.

Shenjat e zodiakut që do të përjetojnë lulëzimin e dashurisë këtë pranverë janë Dashi, Demi dhe Binjakët, transmeton KP.

Dashi

Që kur Afërdita hyri në shenjën e tyre më 21 mars, koha romantike për Dashin tashmë ka filluar.

Këtë pranverë, ata do të ndihen shumë optimistë dhe plot vetëbesim, mjaftueshëm sa të jenë gati për një dashuri të re, duke ditur sa vlejnë dhe çfarë mund të ofrojnë.

Demi

Demat romantikë janë gjithmonë të gatshëm për dashuri, dhe këtë prill ata do të kenë mundësi të shumta për ta bërë atë dëshirë të vërtetë.

Në mes të prillit, ata do të takohen me partnerë të ri të mundshëm dhe në fund të muajit, ata do të ndiejnë se cili person është i duhur.

Binjakët

Binjakët do t’iu ecën më së miri në fillim të majit, kur do t’u jepen mundësi të shumta për të flirtuar, por jo vetëm kaq.

Koha më e mirë për dashuri do të jetë në fund të muajit, kur do të ndodhë një ndryshim serioz në jetën e tyre të dashurisë, shkruan Elite Daily.

Exit mobile version