Site icon Telegrafi

Shenjat më pak të përputhshme të horoskopit që shpesh përballen me probleme në lidhje

(Foto: Anne Wade)

Ka disa shenja të horoskopit që nuk përputhen me njëri-tjetrin, prandaj shpesh përballen me probleme në marrëdhënie.

Në vijim janë shenjat që kanë karaktere krejtësisht të ndryshme dhe duhet të mendoni mirë përpara se të filloni një lidhje dashurie:

Lexo po ashtu Katër shenjat më me fat gjatë muajit korrik

Dashi dhe Peshqit

Dashi është energjik, i vendosur dhe i sinqertë në çdo kohë. Për këtë arsye, atij i shkon më shumë roli i liderit.

Nga ana tjetër, Peshqit janë veçanërisht emocionalë dhe marrin gjithçka për zemër. Kërkojnë dashuri të përsosur, prandaj Dashi e konsideron shumë kërkuese dhe emocionalisht rraskapitëse.

(Foto: CNW)

Luani dhe Demi

Këto janë dy shenjat më kokëforta të Zodiakut. Është pothuajse e pamundur që ata të bien dakord.

Përveç kësaj, Luani dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga natyra, ndërsa Demi ka një qasje më të ngadaltë dhe më të relaksuar ndaj jetës.

E vetmja gjë që kanë të përbashkët është dashuria për gjërat materiale, por edhe kjo nuk mjafton për të funksionuar lidhjen e tyre të dashurisë.

Lexo po ashtu Dy shenjat e Zodiakut që krijojnë miqësinë më të mirë

Binjakët dhe Akrepi

Binjakët janë shenjë e Zodiakut shumë komunikuese. Janë vazhdimisht në kërkim të miqve të rinj dhe nuk ngurrojnë të tregojë gjithçka që ndjejnë.

Mirëpo, Akrepi është xheloz dhe manipulues, gjë që do të çojë në kolapsin e marrëdhënies. /Telegrafi/

Exit mobile version