Telegrafi

Shenjat e horoskopit me karizmën më të lartë – ‘pushtojnë’ shumë lehtë

Ata kanë tendencë t’u bëjnë përshtypje njerëzve me hijeshinë dhe zgjuarsinë e tyre dhe menjëherë ‘ndriçojnë’ dhomën kur hyjnë

Ata janë të sigurt në vetvete dhe kanë natyra të forta të prira për dominim. Ata gjithmonë dallohen nga turma dhe kanë një personalitet atraktiv.

Njerëz të tillë janë jashtëzakonisht simpatikë dhe të popullarizuar dhe nuk kanë nevojë për shumë përpjekje që të vërehen nga të tjerët, shkruan Pinkvilla, përcjell Telegrafi.

Këta janë:

Demi

Demat kanë një personalitet intensiv dhe nuk pushojnë derisa të marrin atë që duan. Ata kanë sjellje të fortë dhe janë të pajisur me cilësitë natyrore të një lideri.

Ata janë të guximshëm dhe të patrembur dhe nuk mendojnë dy herë para se të thonë atë që kanë në mendje.

Luani

Luanët duan të jenë në qendër të vëmendjes dhe janë të bekuar me një personalitet të tillë. Ata janë tërheqës, me një mendje të shpejtë dhe mund të verbojnë këdo me stilin dhe zgjuarsinë e tyre pa u lodhur.

Ata dinë të prezantohen dhe menjëherë të tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Akrepi

Akrepat janë karizmatikë dhe sharmantë. Ata dinë t’i impresionojnë njerëzit dhe gjithmonë thonë gjëra që personi tjetër dëshiron t’i dëgjojë.

Ata janë të mprehtë, të guximshëm dhe të përqendruar dhe kanë tendencë të lundrojnë nëpër jetë me këto cilësi.

Shigjetari

Shigjetarët janë sarkastikë dhe mendjemprehtë. Ata i zbukurojnë situatat me humorin e tyre dhe zbukurojnë rrugën e tyre drejt zemrave njerëzore.

Ata janë folës të shkëlqyeshëm dhe tërheqin vëmendjen kudo që të shkojnë – njerëzit thjesht dëshirojnë të jenë pranë tyre dhe t’i ndjekin ata kudo që të shkojnë. /Telegrafi/