Tifozët e Manchester United e kanë parë Alex Telles vetëm në një ndeshje prej se ka kaluar nga Porto dhe mund tu mos u ketë rënë në sy një tipar të veçantë që ka mbrojtësi brazilian.
Telles ka nënshkruar për “Djajtë e Kuq”, në ditën e fundit të afatit kalimtar për afër 18 milionë euro.
Një mbresë të madhe tifozëve tani iu ka lënë një shenjë në kokën e lojtarit që përshkon pjesën më të madhe të anës së majtë.
Vija në kokën e tij do të thotë që plagët që ka pasur nuk janë edhe aq të lehta, por ai ndjehet krenar për këtë, pasi sipas brazilianit ajo përshkruan historinë e tij.
“Ato shenja simbolizojnë historinë time dhe karrierën time”, kishte thënë Telles vitin e kaluar në një intervistë.
Alex Telles' scar makes him look cold af bro pic.twitter.com/dymRtH6ce6
— the name's bond, James Rodriguez (@keagannaicker) September 21, 2020
Historia e plagëve daton që nga viti 2013 kur Telles atë kohë 19-vjeçar, po luante me Gremion në Brazil.
Në një ndeshje të madhe ndaj Internacional në shkurt të 2013, Telles ishte në duel me mbrojtësin kundërshtar Gabriel në ajër dhe ku pësuan përplasje të kokave.
Telles doli shumë keq nga ajo përplasje. Ai theu hundën, mollëzën dhe gropën e syve. Si rezultat, ai do të detyrohej të bënte një operacion, ku iu vendosën pllaka metalike dhe vida në fytyrën e tij.
Many might unaware of the fact that Alex Telles had a serious head injury that left a scar mark on his left side of the head which was a result of an injury obtained in the Brazilian clássico, Grémio vs Internacional in 2017.#AlexTelles#MUFC pic.twitter.com/sDchmvyGzd
— Shihab🔴 (@Shihab_ManUtd) October 6, 2020
“Ishte një episod shumë i komplikuar”, kujtoi trajneri i Gremios, Mario Pereira.
“Në fillim thjesht dukej si një përplasje kokë me kokë, por me skanimet, u pa sa i rëndë ishte dëmtimi”.
“Ai ishte i shqetësuar dhe i mërzitur. Ai mbeti tre muaj jashtë. Por ai është një lojtar me forcë të madhe mendore dhe kishte mbështetjen e familjes dhe klubit; kjo e ndihmoi atë të kthehej edhe më i fortë”, tregon Pereira.
Telles pas atij sezoni kaloi te Galatasaray, ndërsa pastaj bëri karrierë edhe te Interi dhe Porto para se të nënshkruante për lëvizjen e madhe në “Old Trafford”.
Ai bëri debutimin e tij për klubin anglez e ka bërë në fitoren 2-1 të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.
Tifozët e United e pëlqejnë tej mase lojtari, por ai nuk është në gjendje të luajë momentalisht pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. /Telegrafi/