Site icon Telegrafi

Shenja e horoskopit mund të përcaktojë se me kë shkoni më shumë në vendin e punës

(Foto: LovePanky)

Në vendin e punës çdo ditë ndodhin dinamika interesante mes kolegësh.

E keni menduar ndonjëherë se shenja e horoskopit mund të përcaktojë se me kë mund të ndërtoni marrëdhënie më të mira?

Yjet zbulojnë se me kë shkon më shumë secila shenjë e horoskopit.

Dashi

Edhe nëse mund të jepni maksimumin në pozicione drejtuese, mund të jeni shumë bashkëpunues edhe në role të tjera ku jeni ju vartësit. Nuk ju pëlqen të humbni në arsyetime dhe jeni të lumtur kur arrini të krijoni marrëdhënie miqësore me kolegët tuaj. Kjo është arsyeja pse ju shkoni shumë mirë me shenjën e Ujorit dhe Peshqit.

Demi

Për ju është e rëndësishme të bëni karrierë dhe jeni të gatshëm të bëni sakrifica të mëdha për të marrë rezultate të shkëlqyera në nivel profesional. Kjo është arsyeja pse ju ndiheni rehat me Bricjapin, i cili është po aq ambicioz sa ju dhe nuk i harrojnë kurrë interesat e tyre ekonomike. Një tjetër shenjë me të cilën ndiheni rehat për të krijuar një marrëdhënie përtej punës janë Peshqit.

(Foto: Harlan Cohen)

Binjakët

Jeni një person fleksibil, mendjemprehtë dhe i shpejtë në menaxhimin e çdo aktiviteti pune. Ju mërziteni lehtësisht, veçanërisht kur keni të bëni me kolegë që nuk janë shumë ironik ose që nuk mund përshtaten me idetë tuaja. Në punë ndiheni shumë mirë me Virgjëreshën dhe Shigjetarin – transmeton Top Albania Radio.

Lexo po ashtu A janë të kombinueshëm Binjakët dhe Peshorja në një marrëdhënie?

Gaforrja

Në punë shpesh ndjeni nevojën të keni figura referuese për t’u drejtuar në kohë vështirësish. Në fakt, kur përballeni me situata komplekse dhe problematike, Luani duhet të jetë me patjetër në ekipin tuaj, që t’ju mbrojë në kohë nevoje. Jeni shumë rehat edhe me Akrepin, edhe nëse shpesh përfshiheni në thashetheme.

Luani

Në punë, si në çdo fushë tjetër të jetës, ju pëlqen të komandoni ose të keni një pozicion prestigji. Duhet të keni pranë jush bashkëpunëtorë që e njohin vlerën tuaj dhe mbi të gjitha e venë në pah me komplimentet e tyre. Ju kaloni shumë mirë me shenjën diplomatike të Peshores dhe Gaforren.

Virgjëresha

Jeni një person jashtëzakonisht i vëmendshëm dhe keni aftësi analitike që shumë njerëz ëndërrojnë t’i kenë. Në punë jeni të përpiktë dhe të rreptë. Ju pëlqen të bashkëpunoni me kolegë të aftë, të cilët dinë të kuptojnë arsyetimin tuaj pa shumë mundim. Ndiheni mirë me shenjën e Binjakëve, edhe nëse ajo thyen rregullat herë pas here dhe me shenjën e Akrepit, i cili është aq i përpiktë sa ju.

Peshorja

Për ju diplomacia është një art që duhet shfrytëzuar gjithmonë edhe në vendin e punës. Nuk ju pëlqen të ekspozoni veten dhe preferoni të bashkëpunoni me njerëz që janë të gatshëm ta bëjnë atë për ju. Ndiheni shumë rehat me Luanin, i cili e vlerëson elegancën me të cilën shfaqni projektet tuaja dhe me Shigjetarin, që arrin të përballojë situatat e vështira tuaja.

(Foto: Gotham Club)

Akrepi

Nuk u besoni lehtë miqve dhe aq më pak kolegëve. Është e vështirë të fitoni besimin tuaj në punë dhe kur e bën këtë, do të thotë se i keni vënë kolegët e tu në disa prova. Mund të shkoni mirë me Gaforren, e cila si ju është e bindur se shumë njerëz e kanë zili dhe me Virgjëreshën, që mund të kuptojë argumentet tuaja më abstakte.

Shigjetari

Jeni një person optimist dhe gjithmonë i nisni ditët me buzëqeshje. Kur shkoni në punë, ju pëlqen të keni të bëni me njerëz pozitivë, të cilët nuk ankohen gjera të vogla dhe mbi të gjitha u pëlqen të bisedojnë me ju. Jeni në harmoni me shenjën shumë kurioze të Binjakëve dhe me Peshoren, me të cilën në shumë raste lindin edhe miqësi të bukura dhe të qëndrueshme.

Bricjapi

Mund të thuhet se jeni thuajse pa të meta në punë. Ju gjithmonë përpiqeni të bëni gjithçka që është e mundur për ta bërë punën sa më mirë. Bashkëpunoni me kolegët tuaj dhe i ndihmoni në rast nevoje. Shkoni shumë mirë me shenjën më këmbë në tokë të Demit dhe me Ujorin, i cili me kreativitetin e tij arrin t’ju argëtojë edhe kur keni shumë aktivitete për të bërë.

Ujori

Në punë jeni gjithmonë efikas dhe shumë kolegë duan të kujdesen për disa projekte me ju sepse dini të jeni origjinalë dhe të saktë në të njëjtën kohë. Ndiheni shumë rehat me Bricjapin, i cili nuk ju humb kohë dhe i kryen aktivitetet e tij në mënyrë të pavarur pa ju shqetësuar dhe me Dashin. Kjo është ndoshta shenja e vetme me të cilën nuk bini në konflikt kur ajo ka një rol më të lartë se i juaji.

Peshqit

Në punë jeni gjithmonë mjaftueshëm të kujdesshëm dhe të sjellshëm me kolegët, por ka raste që bëheni kapriçoz dhe më pas mund të shfaqen vështirësi me ata që bashkëpunojnë me ju. Ndiheni rehat me Dashin, spontanitetin dhe aftësinë e së cilës për t’ju përfshirë ju e vlerësoni. Një tjetër shenjë që ju jep siguri në punë është ajo e Demit që mund të jetë i rreptë, por edhe i dashur njëkohësisht.

Exit mobile version