Site icon Telegrafi

Shenja delikate rreth femrave që meshkujt i kalojnë pa vënë re

Ja disa shenja apo mesazhe që meshkujt i kalojnë pa i vënë re, sepse nuk iu kushtojnë rëndësi vogëlsirave:

● Nevoja për afeksion. Femrat i pyesin meshkujt për praninë apo prezencën emocionale, diçka që shihet ndryshe nga prezenca fizike në sytë e saj. Por një përgjigje tipike e një mashkulli do të ishte “Nuk do të isha këtu po të mos kisha interes”, kështu që ai nuk e ka kuptuar se mesazhi juaj është nevoja për më shumë afeksion.

● Dua që të jemi shokë. Ju mund të keni dhënë çdo indikacion që e shihni atë si një mik, dhe ndoshta e keni bindur edhe veten se ai e ka pranuar këtë gjë. Por e vërteta është, se çdo sinjal i dhënë i shkurtër që ka si qëllim përcjelljen e mesazhit,”Unë dua vetëm të jemi miq “, është shumë delikate për një person. Atij ndoshta ende më shumë kohë për ta kuptuar ose të jeni të drejtpërdrejt.

● Dua një puthje. Djemtë e dinë që kur është fjala për t`i marrë një puthje vajzës mund të jetë me rrezik, dhe frika e refuzimit është reale tek ta. Por një femër mund të jetë shumë lehtë e lexueshme kur kërkon një puthje nga ju. Ajo ju shikon në sy dhe qesh, pastaj ju shikon buzët dhe i`u afrohet më shumë. Janë sinjale të dukshme që një femër po kërkon një puthje nga ju.

● Nuk jam e lumtur. Nëse një femër di të jetë një agresive pasive, apo në mënyrë të sjellshme, tregon mërzitjen dhe pakënaqësitë e saj, rrallë mund të kuptohet nga një mashkull se këto janë shenja se ajo nuk është e lumtur. Madje një mashkull mund ta interpretojë thjesht si një ditë me humor të keq. Por nëse kjo kalon pa u vënë re iu duhet të bërtisni në mënyrë që ai të kuptojë ku qëndron problemi, transmeton Telegrafi.

● Ti më pëlqen. Duke u përpjekur tek një mashkull t`i bëni të ditur se ju e pëlqeni thjesht duke e prekur rastësisht apo duke i rregulluar kravatën, nuk mund të regjistrohet në mendjen e tij vetëm nëse jeni këmbëngulëse. Në shumë raste do ju duhet të bëni veprime më të dukshme, siç mund të jetë një puthje e drejtpërdrejtë ose verbalizmi i ndjenjave. Kjo varet nga ju. Por mos prisni se ai menjëherë do të kuptojë flirtimet tuaja.

● Dua të ndahem. Ju nuk doni që ta lëndoni drejtpërdrejt një mashkull kur doni të ndaheni prej tij dhe gjeni mënyra të ndryshme më të rezervuara si: kam nevojë për pak kohë të ndarë, nuk jam e sigurt ose nuk i përgjigjeni thirrjeve të tij. Ju mund të mendoni se ai e ka kuptuar, por në të shumtën e rasteve kjo mund të merret si shaka nga meshkujt, ose tërheqje për vëmendje nga ana e femrës. Këto shenja janë efektive për të kuptuar personin që keni në krah. /Telegrafi/

 

Exit mobile version