Telegrafi

Shengyli, trajner i ri i Vëllaznimit

Skënder Shengyli është prezantuar sot si trajner i ri i FC Vëllaznimi.

Duke besuar në punën e tij, njohuritë për futbollin dhe klubin gjakovar, nënkryetari Artan Muhaxhiri, ka thënë se alternativa më e mirë në këtë periudhë të vështirë ka qenë emërimi i strategut prizrenas Skënder Shengyli.

Në fjalën e tij, Shengyli ka përgëzuar FC Vëllaznimin për riorganizimin e klubit dhe ka falënderuar bordin për besimin e dhënë.

“Gjakova dhe Vëllaznimi nuk meritojnë të jenë aty ku janë tash. Me përkushtimin e njerëzve të rinjë, me këtë mobilizim dhe riorganizim shumë të mirë të klubit, pa dyshim që edhe puna s’do të mungojë.
Do të mundohemi të shpëtojmë çka mundemi në këtë sezonë, dhe të bëjmë më të mirën për Vëllaznimin.” – ka theksuar Shengyli.

Më tej ai shtoi se është hera e parë në periudhën e pasluftës, që e kontaktoj një klub me vizione të qarta dhe me ofertë për të ndërtuar diçka serioze në periudhë prej 18 muajsh, me mundësi vazhdimi.

Skender Shengyli, sot në orën 13:30 do ta ketë stërvitjen e parë me FC Vëllaznimi, ndërsa ndihmës të tij janë përcaktuar Haxhi Kurhasku dhe Fatos Brahushi.