Telegrafi

Shëndeti i plotë i zemrës

Dr. Felix Kägi
Drejtor Ndërkombëtar i Lëvizjes Maharishi në Zvicër, Lihteshtan dhe Evropën Lindore
+ 355 69 89 02 335
meditimialbania@gmail.com
Web: al.tm.org

Një qasje pa efekte anësorë për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet kardiovaskulare në bazë të metodave më të vjetra në botë, një sistem shkencor i mjekësisë natyrore – Maharishi Ayurveda.

Shkaqet kryesore të vdekjes
Nga katër shkaqet kryesore të vdekjes në Kosovë, tre prej tyre lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, të emëruara si: (1) Arrest Kardiak, (2) Sëmundjet koronare të zemrës, dhe (4) Hipertensioni

Medikamentet kardiake
Shumë prej situatave mjekësore kardiovaskulare mund të trajtohen me dieta, ushtrime fizike, dhe ndryshime të tjera në stilin e jetesës. Medikamentet janë shpesh të nevojshëm gjithashtu. Ato mund të merren nga pacienti përkohësisht ose përherë, duke u varur nga nevojat që ka ky i fundit. Mirëpo, këto medikamente mund të shkaktojnë një numër të madh efektesh anësore negative në trup.
Medikamentet/drogat bimore mund të jenë një mënyrë potenciale për të zëvendësuar ato të më sipërmet. Shumë bimë mjekësore, disa prej të cilave vendase, janë të njohura për benefitet e tyre, por vetëm disa janë përfshirë në sistemin e përkujdesjes shëndetësore. Ka ardhur koha që t’i jepet një rol i rëndësishëm përdorimit shkencor të këtyre bimëve natyrale mjekësore.

Stresi si një shkaktar kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare
Stresi është pjesë normale e jetës. Por nëse lihet i pamenaxhuar mund të çojë në sëmundje psikologjike dhe/ose fizike duke përfshirë sëmundjen e zemrës, presionin e lartë të gjakut, obezitetin, depresionin dhe ankthin.

A përbën stresi rrezikshmëri për të shkaktuar Sëmundjen e Zemrës?
Kërkimet shkencore kanë identifikuar mekanizma në lidhjen tru-zemër ose mendje-trup-zemër. Stresi psikologjik është në vetvete një ndër faktorët risk kryesorë në sëmundjet kardiovaskulare, dhe kontribuon në faktorët e tjerë rriskues (siç janë presioni i lartë i gjakut, dislipidemia, intoleranca e glukozës, rezistenca e insulinës dhe obeziteti). Si një faktor rriskues i sjelljes, nëse dikush është nën stres, presioni i gjakut rritet, gjë që çon në mbingrënie, në mungesë aktiviteti fizik, dhe në pirje të duhanit.
Stresi kronik e ekspozon trupin në një gjendje të pashëndetshme, duke ngritur vazhdimisht nivelet e hormoneve si insulina dhe kortizoli. Studimet lidhin këto ndryshime neuroendokrine me mosfunksionimet endoteliale, duke u ekzagjeruar në arteriosklerozë, trombozë, aritmi dhe në nivelin e fundit të vdekjes kardiake.

Të përballosh stresin
Në mënyrë që të përballohet stresi, sidomos në rastet kur pacientët kanë sëmundje zemre, ata duhet të mësojnë si të qetësohen. Të qetësuarit është një aftësi e mësuar- ajo kërkon devotshmëri/ përkushtim dhe praktikë. Të qetësuarit është më shumë se thjesht të pushosh dhe të qëndrosh në heshtje. Është pra më tepër një proces aktiv që përfshin teknika qetësuese për trupin dhe mendjen. Nëpërmjet disa mënyrave të duhura të qetësimit njeriu bëhet sensitiv ndaj nevojave bazike për paqe, vetëdije, dhe për reflektim gjatë të menduarit. Sfida është të duash dhe të kërkosh t’i plotësosh këto nevoja, në vend që t’i injorosh.

Meditimi Transcendental për të reduktuar dhe menaxhuar stresin
Praktikimi dy herë në ditë i teknikës të Meditimit Transcendental Meditation (MT) redukton aktivizimin e sistemit nervor simpatik dhe redukton hormonet e stresit siç është adrenalina, noradrenalina dhe kortizoli. Kërkimet e publikuara pohojnë se teknika MT, redukton:
• presionin e lartë të gjakut
• arteriosklerozën
• ngushtimin e enëve të gjakut
• trashjen e sistemit koronar
• përdorimin e ilaçeve antihipertensive
• shkallën e vdekshmërisë

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (SHAZ), teknika e Meditimit, është e vetmja praktikë meditimi që ka treguar ulje të presionit të gjakut.
Deklaratat shkencore të SHAZ raportojnë gjithashtu se ulja e presionit të gjakut si rezultat i praktikimit të Meditimit Transcendental është e lidhur me reduktimin e ndjeshëm të vdekjeve, atakut të zemrës dhe arrestit kardiak.
Trajtimet alternative që përmbajnë teknikën e Meditimit Transcendental janë të rekomandueshme për t’u konsideruar si plane trajtimi për të gjithë ata persona me presion gjaku më të lartë se 120/80 mmHg.

Mjekësia natyrale
Një rivendosje e shenjtë, e bazuar në shkencë e sistemit më antik në botë për mjekësinë natyrale quhet Maharishi Ayurveda (MAV). MAV përmban metoda për modifikime të stilit të jetesës në nivelin mendor, trupor dhe mjedisor për parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e shëndetit. Meditimi është përafrimi/qasja mendore e MAV. Në qasjet trupore ka metoda për dieta të shëndetshme, suplemente ushqyese, ushtrime fizike dhe rutinë ditore për reduktimin e stresit dhe parandalime parësore e dytësore për sëmundjet kardiovaskulare.

Nevoja për ndërgjegjësim në Kosovë
Siç dëshmohet nga rritja e njohjes globale të mjekësisë integruese me ndërgjegjësimin e rolit të rëndësishëm të luajtur nga Mjekësia Plotësuese dhe Alternative (MPA) duke përfshirë teknikat mendje-trup, si teknika e Meditimit Transcendetral, në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjithsesi, përgjithësisht evidenca shkencore për efikasitetin dhe sigurinë e këtyre teknikave për të ndihmuar pacientët që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe t’i shmangen efekteve anësore të medikamenteve kardiake, është shumë pak i njohur nga mjekët profesionistë të Kosovës. Më tutje, fizikantët e Kosovës nuk kanë akses të mjaftueshëm tek rekomandimet shkencore jo farmaceutike nga sistemet tradicionale të mjekësisë natyrale, siç është Maharishi Ayurveda, dhe nuk dinë si t’i aplikojnë këto rekomandime në praktikat klinike.

Kjo nxitje për aktivitetin është të prezantojë dhe shpjegojë deklaratat e fundit të Shoqatës Amerikane të Zemrës mbi vlerësimin e teknikës së Meditimit Transcendental për presionin e gjakut, dhe të mundësojë klinicistë me rekomandime praktike të bazuar në shkencë, të cilat mund të përfshihen lehtë në praktikat e tyre klinike.

Situatat mjekësore të sëmundjeve kardiovaskulare mund të trajtohen me metodat mendje-trup si (1) Presioni i lartë i gjakut, (2) Stresi, (3) Kolesteroli i lartë, (4) Obeziteti, (5) Diabeti, (6) Menopauza, (7) Sëmundjet e arterieve koronare.

MJEKËSIA BASHKËKOHORE PËR SËMUNDJET E ZEMRËS DHE KUFIZIMET E SAJ
Mjekësia bashkëkohore është përpjekur për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet e zemrës dhe faktorët e rrezikut të saj pesëdhjetë vitet e fundit. Këto përpjekje kanë përfshirë fushata të ndërgjegjësimit, terapi të gjerë me barna, dhe metoda të teknologjisë së lartë diagnostikuese dhe kirurgjikale. Megjithatë, pavarësisht nga këto, sëmundjet e zemrës vazhdojnë të marrin më shumë se 1 milion jetë në Shtetet e Bashkuara çdo vit, dhe mbi 17 milionë jetë në vit në mbarë botën. Edhe më shqetësuese janë efektet e rrezikshme anësore të mjekësisë bashkëkohore te cilat marrin jetën e më shumë se 250.000 njerëz në vit, duke u bërë kështu shkaku i tretë kryesor i vdekjeve pas sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru. Nuk mund te thuhet qe kjo është një betejë e fituar.

QASJA VEDIC E MAHARISHIT MBI SHËNDETIN
Ky është një sistem unik mjaft i sofistikuar dhe gjithëpërfshirës i dijes së teknologjisë shkencore mbi vetë kujdesin. Ai merr në konsideratë të gjithë faktorët që ndikojnë në shëndet në të gjitha nivelet duke filluar nga mendimi më intim deri te trupi fizik, duke përfshirë këtu ambientin që na rrethon /atë të shtëpisë dhe komunitetit/ deri tek skutat më të errëta të kozmosit. Ajo lidh të gjitha këto nivele të inteligjencës që shtrihen thellë brenda çdo qenie njerëzore, në vete bazën e mendjes dhe trupit.
Për shkak të kësaj lidhje që promovon shëndetin e zemrës në nivelin e saj më të thellë dhe holistik, programi Shëndeti i plotë i zemrës është efikas dhe pa efekte të dëmshme anësore.

SHËRIMI I ZEMRËS NËPËRMJET MENDJES
Kjo është një teknikë e thjeshtë, e natyrshme me anë të së cilës rikthehet qasja e trupit në inteligjencën e tij të brendshme. Praktikimi i rregullt i meditimit na shpie deri te integrimi dhe bilanci i plotë i mendjes dhe trupit. Qindra studime që janë bërë në mbarë botën për Meditimin Transcendental konfirmojnë efektet e tij për riedukimin e stresit si dhe efikasitetin e tij për promovimin e shëndetit, duke përfshirë aftësinë për të reduktuar faktorët e rrezikut për sëmundje të zemrës, aftësinë për të parandaluar dhe trajtuar efektet kërcënuese për jetën të kësaj sëmundjeje, dhe luan rol të rëndësishëm në zbutjen e këtyre faktorëve.

FUNKSIONON PROGRAMI I MEDITIMIT TRANSCENDENTAL
Praktikimi i teknikës së MT lejon mendjen të transcendojë /kapërcejë/ procesin e të menduarit, dhe të përjetojnë një gjendje të veçantë të te pushuarit te thelle të trupit dhe mendjes. Në të njëjtën kohë, fitohet një shkallë e lartë e rregullit apo koherencës në tru. Shkencëtarët kanë identifikuar këtë përvojë si gjendja e katërt me e madhe e vetëdijes (tre te parat janë gjendja: gjumi, ëndërrimi, dhe gjendja e zgjuar) dhe quhet vetëdije e transcenduar. Kjo është një gjendje e natyrshme që gjallëron inteligjencën e brendshme të vet trupit. Çdokush mund ta mësojë dhe praktikojë këtë teknikë.

SHËRIMI I ZEMRËS ME ANË TË NDËRHYRJEVE TË FIZIOLOGJISË
Këto ndërhyrje praktike të përditshme përfshijnë rekomandime për dietë, ushtrime, rutinat ditore dhe sezonale si dhe procedurat të pastrimit fiziologjik. Fokusi i qasjes nga trupi është që të rivendos ekuilibrin në trup. Me arritjen e këtij ekuilibri, atëherë edhe mendja do të jetë më e balancuar dhe personi do të gëzojë një shëndet të plotë të zemrës. Kur të arrihet kjo, atëherë tek ky person nuk mund të zhvillohen sëmundjet e zemrës dhe nuk rrezikohet prej faktorëve të shumtë të rrezikut.
Me këtë njohuri, pacientët mund të përfitojnë shumë për të trajtuar dhe për të parandaluar këto mos-balancime në mënyrë që ata të mund të gëzojnë shëndet të plotë të zemrës.

USHQIMI /DIETA/ PËR NJË ZEMËR TË SHËNDOSHË: PARIMET THEMELORE NË BAZË TË LLOJIT MENDJE – TRUP
Në dy aspektet si atë të mjekësisë moderne ashtu edhe asaj të qasjes Vedic të Maharishit për shëndet, ushqimi /dieta/ luan një rol kyç në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, përpos dietës apo ushqimit që duhet konsumuar, përfshihet edhe mënyra e të ngrënit, mënyra e tretjes si dhe mënyra e procesimit të ushqimit. Mënyra e përgatitjes së ushqimit si dhe fakti se kur dhe se si është konsumuar ai e tërë kjo mund të ketë ndikim në shëndet. Dhe më e rëndësishme, si në të gjitha qasjet e programit Shëndeti i Plotë i Zemrës, qëllimi kryesor i dietës dhe mënyrës së tretjes është rivendosja e potencialit të vetë shërimit te trupit duke depërtuar thellë në inteligjencën biologjike në brendësinë e çdo qelize.

DIETAT SPECIFIKE PËR SËMUNDJET E ZEMRËS DHE FAKTORËT E RREZIKUT
Duke u bazuar nga pikëpamja e qasjes Vedic e Maharishit për Shëndetin, sëmundjet e zemrës dhe faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës rezultojnë nga mos balancimi i dosha-ve të akumuluara për një periudhe të gjatë kohore, për parandalimin ose shërimin e tyre mund të përdoren dieta.
Kjo përfshin përdorimin e dietave specifike si dhe konsumimin e çajeve specifike, erëzave dhe shtojcave /suplementeve/ bimore, të cilat përmbajnë pako të ndryshme dhe plotësuese të marra nga vet natyra. Edhe një herë, parimi kryesor i këtij programi është për të gjallëruar inteligjencën e brendshme të vet trupit.

PROCEDURAT PËR PASTRIM FIZIOLOGJIK
Një pjesë integrale e Qasjes nga Trupi në programin e Maharishit për përtëritje, përfshin një seri procedurash të fuqishme për pastrimin fiziologjik që përdoren për të mobilizuar dhe më pas për eliminimin e toksinave dhe papastërtive (ama) nga trupi. Këto procedura po ashtu eliminojnë mos balancimin e dosha-ve dhe rivendos rrjedhën e qetë të inteligjencës së brendshme të trupit në të gjitha kanalet e trupit, duke përfshirë edhe sistemin kardiovaskular. Procedurat e pastrimit fiziologjik janë të rekomanduara të bëhen në çdo sezon për të parandaluar çekuilibrin e dosha-ve, si dhe për rivendosjen dhe ndryshimin e çdo çekuilibri që mund të jetë formuar

USHTRIMET DHE RUTINA E PËRDITSHME SEZONALE
Si mjekësia moderne, ashtu edhe qasja Vedic e Maharishit për shëndetin, pajtohen se ushtrimet janë të dobishme për forcimin e trupit dhe mendjes si dhe për ndërtimin e qëndrueshmërisë, parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe faktorët e rrezikut të saj. Megjithatë, Qasja Vedic-e e Maharishit promovon stërvitje në një mënyrë që është energjike dhe jo rraskapitëse, emocionuese dhe jo e dhimbshme, siç thuhet një fjalë popullore "pa dhimbje, nuk ka rezultat" është pjesë e pandarë në shumë programe te stërvitjes, por jo edhe në programin Shëndeti i Plotë i Zemrës. Më e rëndësishme është që ushtrimet si dhe qasjet e tjera të programit kanë për qëllim të qetësojnë doshat në mënyrë që përfitimet fiziologjike të jenë në maksimum.

SHËRIMI I ZEMRËS NËPËRMJET NJË AMBIENTI SHËRUES
Tre mënyra me anë të së cilave mjedisi ndikon në shëndetin e përgjithshëm dhe në shëndetin e plotë të zemrës. Këto ndikime ndodhin kryesisht përmes ndërveprimeve (1) nga mjedisi që na rrethon apo mjedisi i afërt, veçanërisht shtëpitë dhe ndërtesat ne te cilat jetojmë dhe punojmë (2) nga vetëdija kolektive e shoqërisë me të cilën jetojmë dhe (3) nga mjedisi i largët si dielli, hëna, yjet, dhe planetët. Këto mjedise mund të ndikojnë tek ne për mirë apo për keq. Për secilën nga këto ndikime ne përshkruajmë teknika për të optimizuar ato në mënyre që të maksimizojmë shëndetin dhe të lejojmë parandalimin dhe trajtimin e mëtejshëm të sëmundjeve të zemrës. Këto teknologji që bazohen nga fusha e unifikuar gjallërojnë inteligjencën e natyrës në fiziologji. Kjo mundësohet për shkak të faktit që mjedisi dhe fiziologjia burojnë nga fusha e unifikuar dhe janë të lidhura me njëra-tjetrën nga efektet e fushës që përshkruhet nga fizika kuantike.

VEDIC PËR SHËNDETIN E ZEMRËS
Tingujt përbëhen nga vibracione. Tinguj janë kudo dhe ata luajnë shumë rol në jetën tonë të përditshme. Tingujt janë të shpërndarë kudo në mjedis, duke filluar nga ritmi i rrahjes së zemrës,tingulli i dridhjes se një zogu, deri te frekuencat e radios në kozmos. Kjo nuk është për t’u habitur, dhe këta tinguj gjithashtu mund të ndikojnë në shëndet dhe mirëqenie. Teknologjia e tingujve Vedic te Maharishit niset nga këto parime si dhe nga specifika e tingujve VEDA-se si dhe të letërsisë Vedic për të transformuar aspekte të ndryshme të fiziologjisë përsëri në shëndet të mirë.

RENDITJA E TË GJITHAVE SË BASHKU
Hulumtimet shkencore dhe përvojat e shumta klinike kanë treguar se të gjitha këto metoda janë efektive dhe në mënyrë të veçantë kontribuojnë në shëndet më të mirë. Megjithatë, për ata që preferojnë një qasje më intensive apo ritëm më të shpejtë, përdorimi i më shumë metodave në të njëjtën kohë për parandalimin apo kundër sëmundjeve të zemrës do ishte më efikase dhe do të sillte rezultate më të shpejta. Thjesht thënë, sa më shumë që një person bën aq më shumë përfitime do të marrë. /Telegrafi/