Numri i të vdekurve nga sëmundjet e rënda siç është kanceri dhe sëmundjet e zemrës, mund të zvogëlohet nëse femrat ushtrojnë rregullisht, nuk pinë duhan, mbajnë peshën trupore në vlera normale dhe ushqehen me ushqim të shëndetshëm, duke përjashtuar yndyrën dhe mishin e kuq.
Këto të dhëna janë të bazuara nga studimi 24-vjeçar i shkencëtarëve amerikanë dhe britanikë, në të cilat janë përfshirë 80.000 femra ndërmjet moshës 34 dhe 59-vjeçare.