Site icon Telegrafi

Shembje ndërtesash, rrëshqitje dheu – mbi 700 të lënduar dhe shtatë të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Tajvan

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Tajvanin, janë lënduar mbi 711 persona si dhe 7 tjerë kanë humbur jetën.

Raportohet se 77 persona kanë ngecur nën rrënoja të ndërtesa të shembura, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/HAPPUTHEGREAT/status/1775400677268922680?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1775400677268922680%7Ctwgr%5Ebad2e6bbb315e9888c609a08612a50495ea6a8fa%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4374284%2Fsnimak-rusenja-ogromnih-komada-metala-sa-nebodera-u-izgradnji-tokom-zemljotresa-na-tajvanu

Banorët e qytetit Hualien që po konsiderohet si zona më e goditur dhe njëherit epiqendra e tërmetit thonë se dridhjet ishin tejet të fuqishme.

Tsai i cili jeton në Hualien, thotë se është mësuar me tërmetet dhe se mendonte se bëhet fjalë për një të vogël.

Lexo po ashtu Tajvani goditet nga tërmeti më i fuqishëm në 25 vitet e fundit, ka një fuqi shkatërruese prej 7.2 magnitudë

Ai theksoi për BBC-në se lëkundjet vetëm sa bëheshin më të fuqishme dhe për këtë po konsiderohet si më i fuqishmi në 25 vitet e fundit.

Nga tërmeti pati shembje ndërtesash dhe rrëshqitje dheu, shumë ura u shkatërruan plotësisht, kurse mijëra banorë mbetën pa energji elektrike.

Pamjet amatore të filmuara në pjesë të ndryshme janë vërtetë rrëqethëse, ku shihen ndërtesat e varura në këndin prej 45 shkallë, derisa shumë tjera janë shembur plotësisht.

Aty shihen edhe momentet kur qytetarët ikin në të gjitha anët kur fillon rrëshqitja e dheut. /Telegrafi/

 

Exit mobile version