Një kamerë thuhet se ka kapur pamjet e 41 punëtorëve të bllokuar në një tunel në shtetin Uttarakhand të Indisë – për herë të parë në nëntë ditë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja u filmua duke përdorur një kamerë endoskopike që u fut brenda një tubi të ri të shpuar në tunel të hënën.
Ekipet e shpëtimit përdorën gjithashtu tubin për t’u dhënë punëtorëve vaktin e parë të nxehtë brenda disa ditësh.
Deri më tani, ata ushqeheshin me ushqime të dërguara përmes një tubi më të ngushtë të futur më parë.
Siç bëhet e ditur, tuneli në ndërtim e sipër pati një shembje pas një rrëshqitjeje dheu.
Kontakti me burrat e bllokuar u vendos menjëherë pas kësaj dhe atyre u ishte siguruar oksigjen, ushqim dhe ujë që atëherë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 12 nëntorit në distriktin Uttarkashi të shtetit verior. /Telegrafi/