Site icon Telegrafi

Shembet ura në Brazil, 100 kalimtarë rasti bien në lumë – nënë e bijë akoma po konsiderohen të zhdukur

Një nënë dhe foshnja e saj njëvjeçare janë zhdukur dhe është rritur se mund të kenë vdekur, pasi një urë me mbi 100 persona mbi të që ishin kalimtarë rasti është shembur në Brazil.

Shembja e urës ndodhi derisa pjesëmarrës të shumtë që kishin shkuar për të marrë pjesë në karnavalin e Brazilit, kalonin në urën mbi lumin Mampituba, transmeton Telegrafi.

Momenti i shembjes së saj është kapur nga një grup i kalimtarëve të rastit, ku shihen se kabllot e çelikta fillimisht këputen dhe më pas shembet e tërë ura.

Që të gjithë personat që ishin në urë, kanë përfunduar në lumë, ndërsa një nënë dhe foshnja e saj akoma po konsiderohen si të zhdukur.

Sipas ekipeve të shpëtimit ata edhe mund të jenë të vdekur, por se akoma nuk janë gjetur trupat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version