Telegrafi

Shembet trotuari në qytetin brazilian, 33 persona përfundojnë në lumë – nuk raportohet për lëndime serioze

Shembja e trotuarit në Zhoinvill në juglindje të Brazilit,  bëri që 33 persona të lëndohen kur i “përpiu toka”.

Ata përfunduan në lumin Kachoeira, kur u shemb trotuari në Avenidi Beira Rio gjatë një ceremonie që u desh të ndërpritet për t’i shpëtuar qytetarët, transmeton Telegrafi.

21 të rritur dhe 12 fëmijë janë dërguar në spitalet më të afërta, por për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Ngjarja për të cilën ishin mbledhur më vonë ishte vazhduar, e kryetari i qytetit Adriano Silva falënderoi ekipet emergjente për reagimin e shpejtë.

“Jemi falënderues askush nuk është në gjendje të rëndë, si dhe ekipet e shpëtimit që reaguan shpejt”, shtoi kryetari i qytetit brazilian.

Ekipi për infrastrukturë urbane dhe mbrojtja civile janë duke vazhduar inspektimin e lokalitetit, e për nesër është paralajmëruar një mbledhje urgjente që e thirri kryetari i qytetit. /Telegrafi/