Ura e këmbësorëve në shtetin perëndimor Gujarat të Indisë u shemb të dielën, vetëm disa ditë pasi u rihap pas rinovimeve.
Më shumë se 400 njerëz ishin në urë në atë kohë, raportuan mediat lokale, citon bbc.
Të paktën 60 persona kanë mbetrur të vdekur në incident, me dhjetëra të plagosur rëndë.
Njerëzit u hodhën në lumin Machchu në qytetin e Morbi, tha kanali televiziv lokal Zee News.
BREAKING: At least 30 people have been killed after a suspension bridge collapsed in Gujarat state in western India, according to Reuters reports.
More here: https://t.co/ojcZZeqvSR
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/QM7NVB7re6
— Sky News (@SkyNews) October 30, 2022
Pamjet e transmetuara nga kanali treguan njerëz të kapur mbi kabllot e urës së shembur ndërsa ekipet e emergjencës kërkonin t’i shpëtonin.
Ura historike 230 metra e gjatë u ndërtua gjatë sundimit britanik në shekullin e XIX. Ajo ishte mbyllur për rinovim për gjashtë muaj dhe u rihap javën e kaluar.
Kryeministri i Indisë Narendra Modi, i cili ndodhet në Gujarat për një vizitë tre-ditore, tha se ai ka udhëzuar kryeministrin e Gujaratin që të mobilizojë urgjentisht ekipet për operacionin e shpëtimit. /Telegrafi/
https://twitter.com/OMGFuckery/status/1586748121459073027