Site icon Telegrafi

Shembet një ndërtesë në Korenë e Jugut, betoni i saj përfundon mbi veturat që lëviznin afër – lëndohen tetë persona

Ndërtesa që është shembur sot në Korenë e Jugut, copat e saj kanë përfunduar mbi veturat që lëviznin afër saj – duke bërë që tetë persona të lëndohen.

Betoni i ndërtesës në jug të qytetit Gvangdu ka rënë mbi një autobus dhe dy vetura, ka njoftuar agjencia kombëtare e zjarrfikësve, transmeton Telegrafi.

Siç raporton AP, ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të shpëtojnë tetë persona që kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Megjithatë nuk është bërë e ditur nëse të lënduarit gjendeshin në autobus apo vetura – e ndoshta edhe në ndërtesën e shembur.

Në anën tjetër ekipet e zjarrfikësve janë duke i kërkuar personat, që mund të kenë mbetur të ngujuar nën rrënoja të objektit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version