Të paktën shtatë punëtorë janë bllokuar në një minierë qymyri që u shemb në shtetin verilindor meksikan të Coahuila.
Aksidenti në miniera ndodhi gjatë ditës së djeshme në komunën e Muzkuiz, njoftoi Ministria e Punës e Coahuila.
Media lokale meksikane raportoi se një pjesë e katastrofës së minierës u shkaktua nga shembja dhe përmbytja.
Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen e minatorëve që u kapën.
Anëtarët e familjes së minatorëve u panë para një miniere, të vendosur në lagjen Musquez të Las Rancherias. Ata kërkojnë informacion nga autoritetet për anëtarët e familjes së tyre. /Telegrafi/
https://twitter.com/ferozwala/status/1400940185609805827