Telegrafi

Shembet ndërtesa pesëkatëshe në Korenë e Jugut, humbin jetën nëntë persona – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Një ndërtesë pesëkatëshe është shembur në jug të Koresë së Jugut, ku si pasojë copat e mëdha të betonit kanë përfunduar mbi një autobus që po lëvizte afër saj, dhe humbën jetën nëntë persona.

Ishin pikërisht copat e mëdha të betonit të ndërtesës së shembur në qytetin Gwangju, që ranë mbi autobusin me 17 pasagjerë, transmeton Telegrafi.

E me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipet emergjente kanë arritur t’i shpëtojnë tetë persona që kanë pësuar lëndime të rënda.

Por më vonë ata gjetën edhe kufomat e nëntë tjerëve, që nuk i kishin mbijetuar plagëve të marra.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ndërtesa shembet, dhe gjithçka që kishte afër saj mbulohet nga një re e madhe e pluhurit. /Telegrafi/