Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur pasi çatia e një gjimnazi shkolle në veri-lindje të Kinës u shemb ndërsa po përdorej nga një ekip volejbolli për vajza, raportojnë mediat shtetërore.
Shumë prej viktimave janë fëmijë, thonë dëshmitarët okularë për mediat lokale, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Eight people had been pulled out as of 5:30 p.m. Sunday after the ceiling structure of a school gymnasium collapsed and trapped over ten people in Qiqihar City, northeast China's Heilongjiang Province. #GLOBALink pic.twitter.com/RhbeaEHey0
— China Xinhua News (@XHNews) July 23, 2023
Prindërit e shqetësuar janë grumbulluar në një spital aty pranë duke kërkuar informata të mëtejshme.
The concrete roof of a school gymnasium collapsed in China's Qiqihar city killing 10 people, with one person still trapped, state media reported https://t.co/qyOcH0kqcJ pic.twitter.com/SxR02vMR8P
— Reuters (@Reuters) July 24, 2023
Siç thuhet më tej, vetëm tetë nga 19 personat që ishin brenda palestrës në provincën industriale të Heilongjiang mbijetuan.
Aksidentet në ndërtim janë të zakonshme në Kinë dhe janë fajësuar për standardet e dobëta të sigurisë dhe zbatimin e dobët të tyre. /Telegrafi/