Telegrafi

Shemben raftet në një qendër tregtare në Brazil, vdes punëtorja kur ‘shtypet’ nga pakot

Momenti tronditës u kap nga kamerat e qendrës tregtare në Brazil teksa shemben raftet e larta të produkteve, duke lënë të vdekur një punonjëse dhe shumë të tjerë të lënduar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tetë persona pësuan lëndime, mes tyre pjesë të personelit dhe klientë. Incidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sao Luis.

Personi i vdekur ishte një grua 21-vjeçare e identifikuar si Elane de Oliviera Rodrigues. Ajo kishte punuar në këtë dyqan për tre muaj, dhe ishte ‘shtypur’ nga produktet që binin mes rafteve të kolapsuara.

Gjashtë persona të tjerë që ishin në të njëjtin vend pësuan lëndime kur u shpëtuan nga shërbimet e urgjencës. Ata u transferuan në spital dhe më pas u liruan pas trajtimit.

Në mesin e të lënduarve ishin edhe dy persona të tjerë që morën kryesisht lëndime të lehta. /Telegrafi/