Telegrafi

Sheikh Jassim i gatshëm të rrisë me mbi 1 miliard euro ofertën për blerjen e Man Utd

Sheikh Jassim bin Hamad Al-Thani është gati të shtojë edhe mbi 1 miliardë euro në ofertën e tij për të blerë klubin e madh anglez, Manchester United .

Përfaqësuesi i familjes mbretërore të Katarit është i vendosur për të blerë gjigantët e Ligës Premier.

Al-Thani po bën ofertë kundër INEOS-it të Sir Jim Ratcliffe për blerjen e klubin nga Old Trafford, të cilin familja Glazer po e shet.

Lexo po ashtu Manchester United po shitet për një shumë rekorde

Sipas mediumit The Mirror, oferta e Katarit do të shkojë deri në 5.5 miliardë funte apo 6.25 milionë euro këtë javë pasi ata u takuan me përfaqësuesit e Unitedit javën e kaluar.

Ratcliffe ka deklaruar në një intervistë të fundit të Ëall Street Journal se ai hezitonte të paguante tepër për Unitedin.

Ai nuk besohet të ketë bërë një ofertë që arrin një shifër të tillë, duke i hapur rrugën përfaqësuesve të Katarit për blerjen e Djajve të Kuq. /Telegrafi/