Është vërtetuar se lëngu i shegës është një ‘bombë’ antioksiduese e cila mundëson që gjaku më shpejt të arrijë në enët periferike. Lëngu i shegës vepron si bar kundër impotencës pasi rrit nivelin e oksidit të azotit, i cili i lëshon muret e enëve të gjakut.
“Lëngu i shegës është një mjet i çmueshëm për shërimin e çrregullimeve të ereksionit. Shega tashmë një kohë të gjatë është e njohur për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës si dhe si preventivë për kancerin e prostatës”, kanë deklaruar shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles.
Kjo pemë përmban më shumë antioksidues se cilido fryt tjetër, çaj apo edhe se vera e kuqe.