Site icon Telegrafi

Shefi i ushtrisë së Koresë së Jugut jep dorëheqje

Shefi i ushtrisë së Koresë së Jugut, Park An-su, tha se ka dhënë  dorëheqje dje, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

Park ishte komandanti i ligjit ushtarak, por ai i kishte thënë parlamentit më herët sot se kishte shumë pak të bënte me deklaratën e presidentit Yoon të martën mbrëma.

“Ndërsa jemi ekspertë ushtarakë, nuk jemi ekspertë të ligjit ushtarak”, tha ai, duke shtuar se nuk ishte i përfshirë në hartimin e urdhrit.

Më herët sot, Yoon pranoi dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Kim Yong-hyun, i cili thuhet se i propozoi atij ligjin ushtarak.

Në anën tjetër, qytetarët po vazhdojnë protestat – madje në disa video shihet se si një gazetare ia rrëmben për një moment pushkën ushtarit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version