Site icon Telegrafi

Shefi i Ujësjellësit të KRU “Hidrodrini” nderohet me çmim në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike

Shefi i Sektorit të Ujësjellësit në KRU “Hidrodrini” në Pejë, Bardhyl Vokshi, është nderuar me çmimin “Një jetë në sektorin e ujit” në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike, e organizuar nga Shoqata e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Kosovës (SHUKOS) dhe Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve e Shqipërisë (SHUKALB).

Sipas një postimi në Facebook nga KRU “Hidrodrini”, ky çmim i është dhënë Vokshit në shenjë vlerësimi për katër dekada të shërbimit të tij profesional e të ndershëm në sektorin e ujit.

Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike, e organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB/ Foto nga Hidrodrini, facebook

“I Propozuar nga KRU ‘Hidrodrini’ Pejë, me motivacion për katër dekada profesionizëm e ndershmëri, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për përkushtimin e treguar në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, çmimi ‘Një jëtë në sektorin e ujit’ në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike i është ndarë Bardhyl Vokshi, Shef i Sektorit të Ujësjellësit në KRU ‘Hidrodrini’ Qendra në Pejë”, kanë shkruar ndër të tjera ata.

Konferenca, që po zhvillohet këtë vit në Prishtinë më 5, 6 dhe 7 nëntor 2024, mbledh profesionistë nga i gjithë Ballkani nën temën “Bashkëpunimi Ndërfqinjësor” dhe moton “Promovimi i Paqes përmes Menaxhimit Ndërkufitar të Ujit”.

 

 

Exit mobile version