Të paktën 42 persona humbën jetën dhe më shumë se 130 u lënduan, kur një tren pasagjerësh që transportonte më shumë se 350 persona u përplas me një tren mallrash pak para mesnatës në Tempi, në pjesën qendrore të Greqisë, pranë qytetit të Larisës
Sipas policisë greke, autori i aksidentit është cilësuar shefi i stacionit të trenit në Larisa dhe akuzohet ndër të tjera për vrasje nga pakujdesia (neni 302 i K.Penal), lëndim trupor nga pakujdesia (314 KP) dhe pengim i rrezikshëm i transportit (291 KP), transmeton Telegrafi.
Pasi policia në Greqi arrestoi shefin e stacionit hekurudhor në Larisa, i dyshuari u akuzua për veprën penale të shkeljes së sigurisë në komunikacion që edhe shkaktoi vdekjet.
I dyshuari gjatë seancës dyshohet se ka thënë se ka dhënë urdhër për zhvendosjen e binarëve, por se sistemi nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Shefi i stacionit, i cili konsiderohet se ka përgjegjësinë më të madhe për aksidentin, kërkoi falje gjatë seancës në prokurori, pas së cilës u la i lirë. /Telegrafi/