Site icon Telegrafi

Shefi i Limakut që udhëheq Aeroportin e Prishtinës, president i Federatës së Futbollit të Turqisë

Nihat Ozdemir edhe zyrtarisht ka marr drejtimin e Federatës së Futbollit të Turqisë.

Ozdemir, i cili ka qenë për një kohë edhe nënpresident i skuadrës së Fenerbahçes, është zgjedhur kryetari i 42-të i TFF-së.

Ai ka marrë besimin e 179 delegatëve me të drejt vote gjersa shtatë ishin kundër 59-vjeçarit.

“Synimi ynë që futbollin turk ta ngritim në nivele më të lartë të mundshme. Në këtë rrugëtimin tim janë të lirë të më bashkohen të gjithë ata që ia donë të mirën e futbollit”, ishin fjalët e para të Nihatit.

Theksojmë se Ozdemir është bërë i njohur në Kosovë për herë të parë si drejtor i kompanisë Limak&Calik.

Lexo po ashtu Më 2 janar Limak-u e merr në menaxhim Aeroportin

Kjo e fundit që nga viti 2013 drejton dhe e menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Ndryshe, Ozdemir ka qenë edhe deputet i partisë së Recep Tayyip Erdogan gjersa pasuria e tij vlerësohet 1,1 miliard dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version