Telegrafi

SHBA: Yahoo në vendin e parë, e lë pas rivalin Google

Google doli e dyta me 192.251.000 vizita në faqet e saj, Microsoft ishte e treta dhe Facebook doli në vendin e katërt.

Kjo rritje e vizitave për Yahoo padyshim se i atribuohet blerjes së fundit të kompanisë, faqes Tumblr, e cila besohet se i ka ndihmuar kompanisë të rris trafikun e saj të internetit.

Ky lajm vjen pothuajse një vit pas menaxhimit të kompanisë nga Marissa Mayer, e cila e ka marrë udhëheqjen e Yahoo-së. Që nga korriku i këtij viti, trafiku i përgjithshëm i kompanisë është rritur për 20 për qind.

Megjithatë, do të jetë interesante të shihet nëse Yahoo do të jetë në gjendje që ta mbajë këtë trend të rritjes së trafikut në internet, dhe nëse Google do të mbetet në vendin e dytë në listë. / Telegrafi /