Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksione të reja ndaj Mianmar, që synojnë Këshillin Administrativ Shtetëror dhe 16 persona, duke përfshirë zyrtarë, njoftoi sot Ministria e Financave e SHBA-së.
Ky është i fundit në një seri veprimesh ndëshkuese për shkak të grusht-shtetit ushtarak në Mianmar, sipas Reuters.
Mianmar ka qenë në krizë që nga grusht-shteti i shkurtit, kur ushtria mori me forcë pushtetin nga qeveria e zgjedhur e udhëheqësit Aung San Suu Kyi, me protesta pothuajse të përditshme kundër juntës në të cilën qindra njerëz u vranë.