Telegrafi

SHBA: “Online streaming” i pa autorizuar të cilësohet si krim

Sipas mediave amerikane, kryesuesja e regjistrit për të drejtat e autorit, Maria Pallante i ka bërë thirrje Kongresit që përmbajtjen e paligjshme ta cilësojë si krim i cili është në të njëjtin nivel me krijimin e përmbajtjes së paligjshme dhe vendosjen e saj në dispozicion për shkarkim.

Pallante tha se "ekziston një hendek në ligj" mes streaming-ut të përmbajtjes dhe piraterisë tradicionale të përmbajtjes, dhe se masat aktuale me ligj nuk i kanë dekurajuar njerëzit të bëjnë online streaming edhe atëherë kur ata nuk janë të autorizuar ta bëjnë një gjë të tillë. / Telegrafi /