Telegrafi

SHBA-ja do t’i shes sauditëve armë në vlerë prej 500 milionë dollarësh

Administrata e Donald Trumpit planifikon të autorizojë shitjen e armëve Arabisë Saudite në vlerë prej 500 milionë dollarëve para se presidenti i Shteteve të Bashkuara të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Duke cituar dy burime anonime të njohura me këtë çështje, Bloomberg njoftoi se Departamenti i Shtetit njoftoi Kongresin të martën se po lëvizte përpara për të lëshuar një licencë për shitjen e municioneve të drejtuara me precizion, ajër-tokë në Riad, vlerësuar të jetë me vlerë 478 milionë dollarë.

Prodhuesi amerikan i armëve, Raytheon Technologies Corp do të jetë në gjendje t’u shesë armë sauditëve kur të marrë licencën, citon aljazeera.

Washington Post njoftoi gjithashtu se armët do të prodhoheshin në mbretërinë e Gjirit sipas kushteve të marrëveshjes, e cila ka qenë në punë që nga fillimi i vitit 2019. Marrëveshja përfshin gjithashtu një sistem komunikimi të brendshëm të sigurisë prej 97 milionë dollarëve.

Lideri republikan ka qenë mbështetës i vendosur i Arabisë Saudite, një aleat i vjetër i SHBA-së dhe udhëheqësit “de facto” të vendit, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, duke i bërë marrëdhëniet e forta SHBA-Saudite një shtyllë të politikës së administratës së tij për Lindjen e Mesme. /Telegrafi/