Site icon Telegrafi

SHBA-ja lëshoi një raketë me dron në Kabul, shënjestër ishte një sulmues vetëvrasës

SHBA-ja sot kreu një sulm ushtarak ndaj anëtarëve të dyshuar të degës afgane të grupit të Shtetit Islamik, IS-K.

Zyrtarët amerikanë tani kanë thënë se operacioni, i cili përfshinte një raketë të lëshuar nga një dron, kishte në shënjestër një sulmues vetëvrasës në një automjet që synonte të kryente një sulm në aeroportin e Kabulit.

“Ne jemi të bindur se kemi arritur objektivin që synonim”, tha një zyrtar ushtarak për rrjetin partner BBC të SHBA-së, CBS.

https://twitter.com/disclosetv/status/1431966031820562434

“Raportet fillestare tregojnë se nuk kishte viktima civile”, tha zyrtari, duke shtuar se “Shpërthimet dytësore nga automjeti treguan praninë e një sasie të konsiderueshme të materialit shpërthyes”.

Një zëdhënës i talebanëve tha gjithashtu se sulmi ajror amerikan kishte shënjestruar një bombardues të dyshuar që udhëtonte me një veturë, sipas Associated Press.

Lexo po ashtu Thuhet se ishte një raketë: Pamje nga vendi ku është kryer një sulm tjetër në Kabul

Dëshmitarët raportuan një goditje me raketë pranë aeroportit, megjithëse nuk është e qartë nëse të dy incidentet janë të lidhura.

Një shpërthim në aeroportin e Kabulit të enjten e kaluar vrau deri në 170 njerëz, përfshirë 13 trupa amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version