Telegrafi

SHBA-ja, Kanada dhe Meksika organizatore të botërorit të vitit 2026

Oferta e shteteve të Amerikës së Veriut, SHBA-së, Kanadas dhe Meksikës do të presin kampionatin botëror të vitit 2026 pasi fituan garën përpara Marokut.

Përpjekja e përbashkët e këtyre tre shteteve ka fituar të drejtën për të organizuar turneun, i cili për herë të parë do të mirëpres 48 ekipe kombëtare.

Maroku duke aplikuar për herë të pestë, kishte mbyllur hendekun e “United 2026” deri në atë pikë sa askush në Moskë nuk donte të bënte një parashikim publik përpara votimit në Kongresin e FIFA-s.

(Getty Images)

Në Moskë, 210 anëtarë ishin të pranishëm ndërsa vetëm 203 kishin të drejtë vote.

FIFA ofroi një vlerësim të shkëlqyeshëm teknik të ofertës së amerikano-veriorëve, por faktorët subjektivë mund të kenë ndikuar në vota.

Pas polemikave rreth organizimit të Kupës së Botës “Rusi 2018” dhe të vitit 2022 në Katar, kjo ishte hera e parë që përmes votimit të fshehur është zgjedhur organizatori i një botërori.

Megjithatë, oferta e “United 2026” ka parashikuar një fitim prej më shumë se 10 miliardë euro për trupin drejtues të FIFA-s. /Telegrafi/