Telegrafi

SHBA: Google dominon internetin, Yahoo e dyta

Edhe pse Yahoo e kishte dominuar rivalin Google për shtatë muaj rresht, dy motorët e kërkimit përsëri i kanë ndërruar vendet e tyre në këtë radhitje.

Sikurse edhe në vitet e kaluara, Google e ka zënë vendin e parë, mirëpo e përcjell nga afër prej rivalit Yahoo, i cili gjithashtu ka arritur që ta ruajë popullaritetin e saj në mesin e përdoruesve amerikan të internetit.

Yahoo ishtë në maje të listës së comScore për shtatë muajt e kaluar, duke filluar nga muaji korrik 2013.

Para kësaj, Yahoo e kishte zënë vendin e parë në maj të vitit 2011. Mirëpo, në këtë radhitje nuk është përfshirë trafiku i Tumblr, e cila tani është në pronë të Yahoo-së, dhe radhitjen në pozitën e 37. / Telegrafi /