Site icon Telegrafi

SHBA fiton ndaj Iranit dhe kalon tutje, vendos goli i Pulisic

SHBA-të kanë shënuar fitore ndaj Iranit me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së tretë të fazës së grupeve, triumf që ua mundëson amerikanëve të kalojnë në mesin e 16-të më të mirave.   

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kishin kujdes, por me amerikanët që ishin më kërkues, pasi iu duhej fitorja.

Zhvillohej minuta e 38-të, kur Sergino Dest harkoi në zonë, duke e gjetur Christian Pulisicin, i cili nga afër shënoi për 1-0.

https://twitter.com/smartboyHarris1/status/1597694304331321346

Amerikanët shënuan edhe golin e dytë në kohën shtesë, por Timothy Weah ishte në pozitë jashtë loje.

Pjesa e dytë ishte e fortë, por edhe me shumë ndërprerje pasi që asnjëra skuadër nuk lëshuan asnjë metër.

Edhe pse kishte raste më të mirat erdhën në fund, kur Yonus Musah i SHBA-ve ishte në rast të mirë, por nuk gjuajti.

Në anën tjetër në kohën shtesë Irani ka mundur të barazojë në minutën e 93-të, por gjuajtja me kokë e Morteza Pauraliganji shkoi ngjitur me shtyllën.

SHBA-të pas kësaj fitoreje me pesë pikë kalojnë tutje nga pozita e dytë, me dy më pak se Anglia që e mbylli si e para me shtatë pikë.

Irani me tri pikë mbeti i treti, ndërsa Uellsi me një pik e mbylli në vendin e fundit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version