Telegrafi

SHBA: Femrat preferojnë Pinterest, meshkujt Twitter

Megjithatë, ekziston një korrelacion midis nivelit të edukimit, të ardhurave të një personi si dhe gjinisë kur vjen puna tek lloji dhe kanali i rrjeteve sociale që njerëzit i përdorin sot.

Sipas një dokumenti mjaft të gjerë kërkimor të bërë nga Business Insider thuhet se femrat kanë më shumë gjasa të përdorin Pinterest, ndërsa meshkujt janë më të prirur që të përdorin Twitter – si kanalin e tyre të preferuar të rrjetit social.

Në aspektin e moshës, raporti thotë se të rinjtë janë shumë më të prirur ta përdorin Tumblr dhe Snapchat, ndërsa kur është fjala për të ardhurat, të rriturit me pagë më të lartë pritet të vizitojnë më shpesh LinkedIn.

Midis përdorueseve, femrat në internet deri në masën prej 42 për qind kanë raportuar se janë në Pinterest në sondazhin e vitit 2014, krahasuar me vetëm 13 për qind të meshkujve.

Dyzet e pesë për qind e përdoruesve të moshave 18 dhe 24 janë në Snapchat, e ndjekur nga Vine (28 përqind) dhe Tumblr (28 për qind), thuhet sipas comScore.

LinkedIn është përdorur nga 44 për qind e amerikanëve me të ardhura prej 75,000 dollarë në vit, thotë raporti i Pew.

Shtatë për qind e të gjithë njerëzve në SHBA të moshës 12 dhe më të vjetër përdorin WhatsApp, thuhet sipas sondazhit të Edison Research dhe Triton Digital.

Më pak se dy të pestat e bazës së përdoruesve të Facebook në SHBA është e moshës 18 deri në 34, raporton comScore. (Telegrafi)