Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ia kanë dalë të kualifikohen për në botërorin ‘Rusi 2018’, pasi janë mposhtur 2-1 nga skuadra më e dobët e grupit, Trinidad e Tobago.
Meksika dhe Kosta Rika ishin dy skuadrat e para që e kishin siguruar kualifikimin në grupin e shteteve të Amerikës Qendrore dhe Veriore.
Panamaja u bë e kualifikuara e tretë, pasi mposhti me përmbysje 2-1 Kosta Rikën dhe parakaloi SHBA-të.
Edhe Hondurasi do të ketë një shans për të marrë pjesë në botëror.
Kjo pasi fitoi 3-2 ndaj Meksikës dhe mbylli eliminatoret në vendin e katërt, që i jep mundësinë të luajë në fazën e Play Off.
Kjo ishte hera e parë që SHBA nuk merr pjesë në Kupën e Botës nga viti 1986. /TCh/