Site icon Telegrafi

Sharon Stone, haptas për plakjen: Përse jeta bëhet shumë më e mirë kur arrini moshën pesëdhjetëvjeçare!

Aktorja thotë që kohë më parë ka mësuar rregullin e thjeshtë të jetës dhe që atëherë çdo gjë ka ecur në drejtim pozitiv

Synimi drejt dukjes rinore është gjithnjë e më i shpeshtë. Dukja ideale pothuajse nënkuptohet, ndërsa femrat në çdo moment kërkojnë të meta dhe papërsosmëri, transmeton Telegrafi.

Nëse çdo gjë nuk është në vend të vetin, ajo njëherësh është e dënuar. Agonia e vërtetë fillon pas moshës 40-vjeçare kur shfaqen rrudhat e para dhe aty fillon lufta me kohën.

Aktorja Sharon Stone kohë më parë ka folur lidhur me këtë temë dhe femrave u ka dërguar porosi të fuqishme.

“Në moshën 57-vjeçare ndihem më me shumë vetëbesim se kurrë më parë. Me kalimin e viteve jam bërë më selektive rreth asaj se me kë kaloj kohën time dhe më nuk jam e preokupuar me dukjen time.

Ideja e rinisë së përjetshme është mit dhe do të dëshiroja që ta kisha mësuar këtë shumë më herët. Nuk dëshiroj të dukem më e re, dëshiroj të jemi femra e cila duket më së miri në moshën e saj.

Nuk do ta fsheh faktin që kam bërë botoks disa herë, mirëpo sot mendoj që ai ishte gabim i madh. Për shkak të tij të gjitha femrat i ngjajnë njëra-tjetrës. Unë dëshiroj të jem ashtu çfarë më ka krijuar Zoti, me të gjitha të metat dhe të mirat.

Çdo femër do të duhej patjetër të arrijë në atë fazë ku mund të thotë me krenari, jam krenare me atë që jam”, ka përfunduar Sharon Stone. /Telegrafi/

Exit mobile version