Anësori shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës dhe skuadrës angleze Stoke City, Xherdan Shaqiri, i ka uruar fansave Vitin e Ri, përmes profilit të tij në ‘Instagram’.
Urimi erdhi në tre gjuhë, atë angleze, shqipe dhe gjermane, pasi siç e dimë Xherdani është i njohur botërisht.
“Ju uroj juve dhe familjes shumë shëndet për vitin e ardhshëm! Dhe flm shumë për mbështetjen gjatë vitit të kaluar”, ka shkruar Shaqiri në gjuhën shqipe.
Vlen të theksohet se pa pasur shumë lajme se ai mund të kthehet në Serie A gjatë vitit 2017, por këtë herë te Roma. /Telegrafi/