Telegrafi

Shaqiri i uron suksese Drites para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Sot (e martë) Drita e fillon aventurën e saj në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Superligës së Kosovës nga ora 17:00 do të luajë në fazën preliminare të LK-së për kualifikimet në fazën e grupeve.

Drita përballë do të ketë skuadrën nga Andorra, Santa Colomas në stadiumin Victoria të Gjibraltarit.

Lexo po ashtu Ardian Kozniku flet rreth paraqitjes së Dritës në Ligën e Kampionëve

Por, për klubin nga Gjilani nuk ka munguar edhe urimi i Xherdan Shaqirit.

Ylli gjilanas i ka uruar lojtarëve suksese dhe i ka përshëndetur nga Rusia, ku po luhet aktualisht Kampionati Botëror.

Foto: FC Drita/Instagram

Shaqiri aktualisht është temë e mediave të mëdha botërore për shkak të festimit te goli ndaj Serbisë.

Ndeshja e fundit e yllit nga Kosova në fazën e grupeve në Botëror është ndaj Kosta Rikës. /Telegrafi/