Telegrafi

Shaqiri: Stoke si Leicesteri, dua tituj

Xherdan Shaqirit beson se me Stoke Cityn mund të fitojë Ligën Premier dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Anësori shqiptar ka thënë se dëshiron tituj e suksese dhe se këto do t’i arrijë me skuadrën aktuale.

“Do provoj të qojë skuadrën në maje si lider që jam. Por, dua të luaj prapë për tituj dhe të jem në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Shaqiri për The Sun.

“Ishim lart dhe poshtë si skuadër këtë sezon. Tani duam të sulmojmë prapë gjatë verës, duhet të forcohemi, do e bëjnë edhe klubet tjera”.

“A mund të bëjë Stoke si Leicesteri? Por, mendoj se është e mundur”, ka shtuar Shaqiri. /Telegrafi/