Kuvendi Komunal i Gjilanit, (pa opozitën që bojkoti seancën ( PDK e LVV), ka shpall “Qytetar Nderi” i Gjilanit i Joseph R.Biden III, e më pas edhe Erzen Rrustemin dhe Xherdan Shaqirin.
Shpallja e tyre u bë, megjithatë pati vërejtje për procedura teknike që nuk janë ndjekur. Po ashtu pati ankesa se nuk u paraqitën as të dhëna bazike për këto figura, ndonëse u tha se janë figura të njohura të dëshmuara që do e nderojnë edhe qytetin, që po i nderon me këtë çmim.
Ndonëse të pranishëm ishin anëtarë të Kuvendit nga LDK e AAK që janë partnerë koalicioni, interesant ishte fakti që kishte fërkime dhe mospajtime.
Kjo bëri që edhe pse mungoi opozita, përveç Bajram Hasanit të NISMA që ishte i pranishëm, të ketë një opozitë brenda taborit pozitë. Pasi disa anëtarë të LDK-së por edhe ata të AAK-së, thanë se nuk duhet dalë që ata janë kundër këtyre figurave, sepse të gjithë i çmojnë këto personalitete, por janë vetëm kundër shkeljeve dhe mosrespektim të procedurave.
Përndryshe, Malazog Hoxha, drejtues i Njësisë për Sport i Komunës së Gjilanit tha se procedurat ligjore janë ndjekur deri në këtë moment për t’u shpallë qytetar nderi sportistët Erzen Rrustemi e Xherdan Shaqiri, dhe tani i takon kuvendarëve të marrin vendim.
Arben Mehmeti (LDK) ishte autokritik që është ftua si seancë e jashtëzakonshme për të shpallë dike qytetar nderi. Ai tha se duhej të respektoheshin procedurat, të kenë anëtarët e Kuvendit materiale për këto personalitete e jo vetëm Kuvendi të bëhet mekanizëm votimi.
Pa një pauze për konsultime, kuvendarët u kthyen në seancë dhe votuan edhe për këto personalitete, sportistët Erzen Rrustemi e Xherdan Shaqiri që të jenë qytetar nderi të Gjilanit, duke thënë se ishin pro, por se vërejtjet e tyre, të bërë në pjesën e para pauzës, kishin të bënin vetëm për procedura.