Xherdan Shaqiri ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme në Ligën Premier.
Gjilanasi ka arritur ta kaloj skuadrën e tij Stoke City në epërsi në minutën e 44-të ndaj Leicester Cityt.
Pasi mesfushori i Stoke City, Allen fitoi një top në mesfushë asistoi tek Xherdan Shaqiri i cili me një goditje të fortë mposhti portierin vendas për 0-1.
Goli ndaj Leicesterit ishte shtati këtë kampionat për reprezentuesin e Zvicrës.
Përveç shtatë golave, Shaqiri ka arritur të bëjë edhe gjashtë asistime në Ligën Premier.
Aktualisht pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë minimale të Stoke Cityt ndaj ish-kampionëve të Anglisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PDtUxw84Nb8