Xherdan Shaqiri ka shënuar super gol kundër Crystal Palace.
Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese ka realizuar gol tre minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Shaqa shënoi në portën e kundërshtarit nga gjuajtja e lirë pas një goditje fantastike të topit.
Në rast të fitores, Stoke City do të shtojë gjasat për të mbetur në ligën elitare angleze.
Ndryshe, skuadra e shqiptarit zë pozitën e 18 të Ligës Premier me 33 pikë, po aq sa ka edhe Swansea e vendit të 17-të. /Telegrafi/