Stoke City ka barazuar rezultatin në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Brighton.
Është ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili ka shënuar për barazimin 1-1 të Potters.
Goli i djaloshit nga Gjilani erdhi në minutën e 68-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas asistimit të Erick Pieters.
Shaqiri po përjeton formë të mirë personale në këtë sezon pasi ky ishte goli i tij i gjashtë në Ligën Premier deri tani.
Djaloshi nga Zhegra gjithashtu ka edhe gjashtë asistime këtë sezon në kampionatin anglez, ndërsa për të parë golin klikoni këtu. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QfL5KtPywQk