Xherdan Shaqiri ka arritur të shënojë ndaj Serbisë për të hapur takimin vendimtar në këtë grup.
Sulmuesi i lindur në Gjilan, ka shënuar golin e parë në këtë kampionat botëror.
Ky ishte goli i tij i pestë në tri kampionate botërore sa ka luajtur ai, ku ka realizuar në secilin prej tyre.
Këtë gjë e kanë arritur vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Shaqiri konsiderohet si një ndër lojtarët kryesor të Zvicrës ndër vite. /Telegrafi/