Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë në festë të madhe.
Ylli nga Kosova ishte i jashtëzakonshëm ndaj serbëve duke zhvilluar një ndeshje fantastike.
Përveç një shtylle që qëlloi në pjesën e dytë në fund të ndeshjes Shaqiri realizoi golin e fitores.
Festa e gjilanasit ishte spektakolare duke bërë shqiponjën me duar dhe duke treguar muskujt e tij përballë kundërshtarëve.
Por festimi i tij në momentin që ka vërshëllyer gjyqtari kryesor për fundin e tij ka emocionuar të gjithë.
26-vjeçari me të përfunduar ndeshja bërtet shumë dhe qon kokën lartë për tu falënderuar.
Ai tani ka postuar në Insta Story, foton e gëzimit final duke shkruar “Kjo ndjenja”.
Gjithsesi shpresojmë ta shohim Xherdanin, Granitin, Valonin e Blerimin të festojnë edhe shumë herë gjatë këtij botërori. /Telegrafi/