Shaqiri arriti në kampin e Zvicrës të hënën, por nuk ishte Xherdani, por vëllai i tij i madh, Erdini, i cili është menaxher i Breel Embolos.
Ylli i Liverpoolit ka preferuar që të fokusohet te skuadra e tij, duke refuzuar Zvicrën, shkruan Blick.
Ai tashmë është në qendër të vëmendjes, dhe kjo nuk ndodh për herë të parë.
Mbrojtësi Silvan Widmer, flet për mungesën e Shaqirit.
“Kjo është e veçantë me siguri. Dhe gjithashtu për keqardhje. Shaq është një djalë i shkëlqyeshëm, shpresoj se do të kthehet herën tjetër. Por për fat të mirë ne nuk jemi të varur nga lojtarët individual këtu në Nati”, thotë ai.
Edhe portieri Yann Sommer, ka thënë se është e qartë se Shaqiri është shndrruar në qendër të vëmendjes dhe nuk mund të anashkalohet fakti se ai nuk është grumbulluar me ekipin, përcjell albinfo.ch.
Gjithsesi ai ka shmangur polemikat.
Trajneri Vladimir Petkoviq ka thënë se e kupton Shaqirin dhe nuk ka nevojë për shqetësime. Zvicra në kualifikimet e Euro 2020 do të përballet me Irlandën dhe më pas me Gjibraltarin.