Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane e shënoi golin e parë dhe ishte asistues në të dytin dhe i përfshirë në të pestin. Pizarro shënoi katër gola, ndërsa Robben dy sosh.
Bavarezët triumfuan me rezultat 9-2 kundër Hamburgut, megjithatë nuk u shpallën kampion në Allianz Arena, duke qenë se Borussia Dortmundi fitoi në shtëpi të Stuttgartit.
Fitore kanë regjistruar edhe Bayer Leverkuseni (4-1 ndaj Fortuna Duesseldorf) dhe Schalke (3-0 kundër Hoffenheimit).
Formacioni i javës së 27-të në Bundesliga (3-4-3):
Portier: Sebastian Mielitz (Werder Bremen).
Mbrojtës: Lukasz Piszczek (Borussia Dortmund), Joel Matip (Schalke), Fallou Diagne (Freiburg).
Mesfushorë: Arjen Robben (Bayern Munich), Xherdan Shaqiri (Bayern Munich), Andre Schurrle (Bayer Leverkusen), Konstantin Rausch (Hannover).
Sulmues: Claudio Pizarro (Bayern Munich), Max Kruse (Freiburg), Stefan Kiessling (Bayer Leverkusen).
/Telegrafi/